Autoritetet turke kanë evakuuar banorët në jug të Turqisë, ndërsa një zjarr pyjor ka shpërther shumë pranë zonave të populluara.
Ky zjarr është shkaktuar nga erërat e forta pranë qytetit bregdetar mesdhetar të Manavgat, duke shkatërruar shtëpitë në rrethin Kalemler, shkruan Euroneës.
3 persona raportohet të jenë shtruar në spital me djegie ku njëri prej tyre në gjendje të rënd, transmeton Klankosova.tv.
Forcat turke të sigurisë kanë ndihmuar që banorët e 4-tër lagjeve të largohen nga vatra e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit dhe qindra punonjës të pyjeve të ndihmuar nga helikopterët, po punojnë gjithashtu për të luftuar flakët.




















