Disa vatra zjarri kanë përfshirë pyjet në Antalia, destinacioni i njohur turk për pushime, ndërsa erërat po i fryjnë flakët në drejtim të zonave të banuara, njoftoi sot një zyrtar local.
“3 lagje janë evakuar”, sipas Mustafa Yigit, administrator qarku në qytetin e Manavgat, duke shtuar se turistët nuk janë në rrezik, shkruan CNN turk.
Forcat e emergjencës po luftojnë me flakët nga ajri dhe nga toka., përcjell Lajmi.net
Sipas zyrës së guvernatorit, 2 avionë zjarrfikës dhe 15 helikopterë janë në veprim. Shkaku i zjarreve është i paqartë. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar ose viktima