I Pari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, sot është takuar me përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan me të cilët ka bashkëbiseduar për punët dhe aktivitetet që kanë bërë në Kosovë, përcjell InLajmi.
Kjo organizatë e pavarur, sipas Krasniqit, ka ndihmuar partitë politike në avancim të demokracisë dhe në ngritje të kapaciteteve.
Tutje nga ky takim, u tha, gjegjësisht u pajtuan për të thelluar bashkëpunimin 2-palësh të nisur shumë vite më parë ndërmjet PDK-së dhe kësaj organizate
Postimi i plotë i tij:
Sot prita në takim përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan me të cilët bashkëbiseduam për punët dhe aktivitetet që kanë bërë në Kosovë, duke ndihmuar partitë politike në avancim të demokracisë dhe në ngritje të kapaciteteve.
Bashkë u pajtuam për të thelluar bashkëpunimin e nisur shumë vite më parë ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe kësaj organizate të respektuar amerikane./InLajmi/