Trupat e 10-të viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, tashmë kanë arritur në Morinë.
Kjo është bërë e ditur nga kompania e cila është duke kryer bartjen e kufomave.
Ata kanë bërë të ditur se vazhdimisht janë në përcjellje nga policia shqiptare dhe pritet që së shpejti të arrijnë në Kosovë, përcjell Telegrafi.
Ndryshe mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje më të mirë shëndetësore.




















