Këngëtari kosovar, Alban Ramosaj ka rrëfyer një moment shumë të frikshëm , duke e ndarë me fansat e tij, transmeton InLajmi.
Ramosaj ka bërë të ditur për një ndodhi në aerpolan.
“Sapo i mbijetova një fluturimi në të cilin shasia e avionit nuk funksiononte dhe në momentin që punoi, ishte përpara se të preknim tokën dhe ne ishim të detyruar të fluturonim sërish sepse kishte një tjetër aeroplan në pistë dhe sikur kjo të mos mjaftonte, nisi të dilte tym nga krahu i djathtë. Jam mirë, fizikisht”, postoi Ramosaj në Twitter.
Tutje Alban Ramosaj ka bërë të ditur se në këtë rast, ai ia ka dërguar motrës së tij të gjitha fjalëkalimet.
“Gjithashtu, ndërsa ishim pranë tokës, i dërgova motrës të gjitha kodet e mia, fjalëkalimet dhe shifrat e bankës. Kthehem menjëherë sapo të fshij mesazhet”. /InLajmi/