• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 3 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Agjencia shëndetësore në SHBA rekomandon të rikthehen maskat, shkak varianti “Delta”

J G nga J G
28 July 2021
në Bota
0 0
0
Agjencia shëndetësore në SHBA rekomandon të rikthehen maskat, shkak varianti “Delta”
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara rekomanduan që amerikanët e vaksinuar plotësisht t’i kthehen vendosjes së maskës në ambiente të mbyllura në disa vende publike, për shkak të shqetësimeve që paraqet varianti më ngjitës i coronavirusit, Delta.

Agjencia shëndetësore gjithashtu këshilloi që të gjithë nxënësit, mësuesit dhe stafi në kopshte dhe në shkolla të mbajnë maska, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.

Njoftimi paraqet ndryshim të politikës së miratuar në muajin maj, kur miliona amerikanë të vaksinuar i hoqën maskat e fytyrës, përveç në transportin publik dhe spitale.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se udhëzimet e përditësuara për maskat zbatohen vetëm në pjesët me nivele “të konsiderueshme dhe të larta” të transmetimit të coronavirusit, në mënyrë që të frenohet përhapja e variantit Delta dhe të mbrohen të pavaksinuarit.

Drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, tha se rekomandimi i ri bazohet në shqetësimet nga varianti Delta.

Derisa efikasiteti i vaksinave mbetet i lartë ndaj variantit Delta, “të dhëna të reja tregojnë se, në raste të rralla, disa njerëz të vaksinuar mund të jenë ngjitës dhe ta përhapin virusin te të tjerët”, tha Walensky.

Studimet e fundit kanë treguar se sasia virale e të infektuarve me variantin Delta është shumë më e madhe se te njerëzit e infektuar në valën e parë të coronavirusit, çfarë e bën virusin më të transmetueshëm.

Shtetet e Bashkuara janë duke regjistruar një mesatare shtatë ditore prej 57.000 rastesh të të infektuarve. Shifra paraqet rreth një të katërtën e infeksioneve nga kulmi ditor i janarit, por është pothuajse pesë herë më e lartë se niveli i fillimit të korrikut.

Rreth 49% e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar dhe pothuajse të gjitha vdekjet dhe shtrimet në spital janë në mesin e njerëzve të pavaksinuar.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se administrata e tij po shqyrton nëse do të kërkojë që punonjësit federalë amerikanë të vaksinohen kundër coronavirusit.

Punonjësve federalë mund t’iu kërkohet të tregojnë dëshmi se janë vaksinuar kundër coronavirusit – përndryshe do t’i nënshtrohen testimit të rregullt dhe do të mbajnë maska.

Në vitin 2020 kanë qenë më shumë se 4.2 milionë punëtorë federalë në të gjithë SHBA-në, përfshirë edhe ata në ushtri.

Më 26 korrik, Departamenti i Çështjeve të Veteranëve u bë agjencia e parë federale që kërkoi vaksinimin e punonjësve të saj shëndetësorë.

Javëve të fundit, qeveri të ndryshme shtetërore dhe lokale, kompani private, administratorë të spitaleve dhe universitete në të gjithë SHBA-në kanë rikthyer detyrimin për maska në ambiente të brendshme dhe kanë lëshuar urdhra për vaksinim.

Opera Metropolitane e Nju Jorkut njoftoi më 27 korrik se do të kërkojë që audienca dhe interpretuesit të vaksinohen plotësisht për sezonin e saj të ardhshëm, ndërsa gazeta Washington Post tha se të gjithë punonjësve të saj do t’iu kërkohet të paraqesin dëshmi të vaksinimit të plotë deri në mes të shtatorit.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhëna për pandeminë, coronavirusi ka prekur mbi 195 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4 milionë kanë vdekur, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 34 milionë të infektuar dhe mbi 611.000 viktima.

 

Tags: KoronavirusMaskatSHBA
Postimi i mëparshëm

Nëna e të mbijetuarës nga aksidenti në Kroaci: Nuk kam fjalë me përshkru

Postimi tjetër

Në Shqipëri, mot i nxehtë përvëlues

Të ngjajshme Postime

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion
Bota

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

2 July 2025
Paramount do ta dëmshpërblejë me 16 milionë dollarë Trumpin – CBS kishte ‘kurdisur’ intervistën me Harrisin
Bota

Paramount do ta dëmshpërblejë me 16 milionë dollarë Trumpin – CBS kishte ‘kurdisur’ intervistën me Harrisin

2 July 2025
VIDEO/ Shpërthen depoja e fishekzjarrëve në Kaliforni, evakuohen qytetarët rreth zonës
Bota

VIDEO/ Shpërthen depoja e fishekzjarrëve në Kaliforni, evakuohen qytetarët rreth zonës

2 July 2025
Netanyahu: Nuk do të ketë Hamas, ka mbaruar
Bota

Netanyahu: Nuk do të ketë Hamas, ka mbaruar

2 July 2025
2 persona vdesin nga zjarri në Spanjë, 2 të tjerë në Francë nga vapa
Bota

2 persona vdesin nga zjarri në Spanjë, 2 të tjerë në Francë nga vapa

2 July 2025
Kulla e Eiffelit mbyllet për turistët për shkak të të nxehtit përvëlues
Bota

Kulla e Eiffelit mbyllet për turistët për shkak të të nxehtit përvëlues

2 July 2025
Postimi tjetër
Në Shqipëri, mot i nxehtë përvëlues

Në Shqipëri, mot i nxehtë përvëlues

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 3 korrik ndër vite?

3 July 2025
Supa e Krushqve – Receta më e përkryer që sjell shijen në tryezë

Supa e Krushqve – Receta më e përkryer që sjell shijen në tryezë

3 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe shumë i nxehtë

3 July 2025
Gruda: Janë në burg për Kosovën, Kurti s’duhet të bëjë ”hajgare” me Thaçin e Veselin

Gruda: Janë në burg për Kosovën, Kurti s’duhet të bëjë ”hajgare” me Thaçin e Veselin

3 July 2025
Të ecësh përpara me dashuri: Kur sfidat bëhen më të lehta kur nuk je vetëm

Të ecësh përpara me dashuri: Kur sfidat bëhen më të lehta kur nuk je vetëm

3 July 2025
Ledri Vula mban premtin e dhënë për Alketa Vejsiun

Ledri Vula mban premtin e dhënë për Alketa Vejsiun

2 July 2025
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë

Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë

2 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu