Kryekuvendari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë pritur në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, të mbijetuarit nga aksidenti në Kroaci, raporton InLajmi.
Ndryshe të lënduarit priten të arrijnë në ora 22:30, ndërsa në ora 23:00 pritet të ketë edhe konferencë për medie.
Ndryshe, në aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë të dielën, ku u përfshi aksidenti i linjës Frankfurt – Prishtinë, vdiqën 10 persona, ndërsa u lënduan 45 tjerë./InLajmi/