I pari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në mënyrën më të mirë do të mirëpresë bashkatdhetarët, të cilët kanë zgjedhur që në vendlindje t’i kalojnë pushimet, përcjell InLajmi.
Ramosaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, iu ka dëshiruar mirëseardhje, derisa ka treguar në detaje, aktivitetet e shumta që do të mbahen këto ditë, për nder të bashkatdhetarëve.
“Kam kënaqësinë e veçantë se si kryetar komune të jem me ju dhe në dispozicionin tuaj gjatë gjithë kësaj periudhe!
Andaj ju njoftoj se çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në ora 10:00 e mëngjesit kam nderin të ju pres në zyrën time, për kafen e mëngjesit, të takohemi e bashkëbisedojmë për të gjitha temat që ju preokupojnë, për idetë tuaja, për zhvillimin e Deçanit apo për tema të lira të cilësdo natyre qoftë”, ka thënë Ramosaj.
Tutje, ka njoftuar se bashkë për mërgimtarët do të jetë në Deçan, këto ditë, në kuadër të shumë aktiviteteve, edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur bashkatdhetarë!
Fillimisht ju dëshirojmë pushime të mira në vendlindje me më të dashurit tuaj!
Kam kënaqësinë e veçantë se si kryetar komune të jem me ju dhe në dispozicionin tuaj gjatë gjithë kësaj periudhe!
Andaj ju njoftoj se çdo ditë pune nga ora 8:00 deri ne ora 10:00 e mëngjesit kam nderin të ju pres në zyren time, për kafen e mëngjesit, të takohemi e bashkëbisedojmë për gjitha temat që ju preokupojnë, për idetë tuaja, për zhvillimin e Deçanit apo për tema të lira të cilësdo natyrë qoftë!
Gjithashtu ju njoftoj se parkingu të cilin e ka në dispozicion komuna, do të jetë në dispozicionin tuaj gjatë gjithë qëndrimit tuaj në vendlindje!
Poashtu ju njoftoj që kemi rritur gatishmërinë e administratës komunale, që të jenë në funksionin dhe shërbimin tuaj, për të gjitha dokumentet apo procedurat administrative që keni nevojë!
Gjithashtu ju njoftoj se gjatë gjithë këtyre ditëve, nga komuna e Deçanit janë organizuar dhe do të ketë organizime në vazhdimësi të aktiviteteve të ndryshme për nderë dhe respekt ndaj jush, si panairi “Ditët e Kulturës dhe Turizmit” në Deçan, koncerti me yjet e estradës kosovare, me datën 1 gusht, duke filluar nga ora 20:00 me këngëtaret Arif Vladi, Kastriot Tusha, Asambli i Valleve, si dhë këngëtarë tjerë të mirënjohur, poashtu festivali “ESHKË E NDEZUR MBI SHKËLZEN” duke filuar nga data 6, 7 dhe 8 gusht duke filluar nga ora 19:00 do të prezantojnë gjithë këngëtaret dhe shoqërit artistike nga gjitha trojet shqiptare.
Si dhe do të kemi pritje zyrtare për bashkëatdhetarët bashkë me ish-Kryeministrin Liderin e AAK-së z.Ramush Haradinaj me datën 5 gusht, duke filluar nga ora 19:00 në Kompleksin Historik në Gllogjan, dhe shumë e shumë aktivitete tjera të cilat do të mbahen në vazhdimësi!
Duke qenë se ju jeni zemra e Kombit, unë ndihem i lumtur, që përgjatë këtyre 4 viteve të qeverisjes sime si kryetar komune, kam patur kënaqësinë që të bëj maksimumin tim, që Deçanit t’i japim një pamje të bukur, imazh të ri, prespektivë zhvillimore, duke realizuar shumë projekte madhështore gjithandej komunës sonë.
Këto ndryshime dhe zhvillime më së miri i shikoni, i përjetoni dhe i vlerësoni ju gjatë qëndrimit në vendin tuaj!
Ju premtoj që nuk do të ndalem së punuari që Deçanin ta bëjmë kryeqytet të turizmit në Kosovë, duke realizuar ëndrrën tonë, për qytetin që duam.
Në kuadër të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, kam planifikuar dhe nga viti tjetër, muajt korrik dhe gusht do të shpallen muajt e diasporës sonë, ku i gjithë angazhimi do të jetë në mikpritjen ndaj jush, dhe në shërbimin tuaj!
Në fund dua të ritheksoj ftesen time, të ju pres për kafen e mëngjesit, çdo ditë nga ora 8:00 deri në ora 10:00 por edhe pas kësaj kohe me kënaqësi kudo që jeni!
Sinqerisht e me respekt
I juaji,
Bashkim Ramosaj!/InLajmi/