Koreja Veriore dhe ajo Jugore kanë bërë të ditur se kanë rikthyer komunikimet kufitare, të cilat ishin bllokuar për më shumë se një vit.
Të dyja palët janë pajtuar edhe për përmirësim të marrëdhënieve.
Njoftimi i përbashkët ka qenë zhvillimi i parë pozitiv, prej një serie të samiteve të dështuara në mes të ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikoren, Kim Jong Un.
Media shtetërore verikoreane, KCNA, ka thënë se të gjitha kanalet e brendshme koreane, do të rikthehen më 27 korrik, në përputhje me marrëveshjen e arritur në mes të Kim Jong Unit dhe presidentit jugkorean, Moon Jae-in.
Ata kanë zhvilluar bisedën e parë telefonike më 27 korrik, ka thënë Ministria për Bashkim në Seul, përcjell REL.
KCNA e ka konsideruar rinisjen e kontakteve si “hap të madh drejt përmirësimit të besimit dhe promovimit të pajtimit”.




















