Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë gjobitur 7 persona për mos respektim të masave anti-Covid, gjithashtu janë shqiptuar 1.296 tiketa të trafikut, përcjell InLajmi.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se kanë ndodhur 63 aksidente, 2 me fatalitet, 18 me të lënduar dhe 43 me dëme materiale.
Aksident trafiku me fatalitet | 2 |
Aksident trafiku me të lënduar | 18 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 43 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1296 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 7 |
Persona të arrestuar | 15 |
Persona në mbajtje | 13 |
Persona në ndalim policor | / |
Persona në vuajtje të dënimit | / |
Në njoftimin e policisë është bërë ë ditur se janë arrestuar 15 persona, ndërsa 13 janë dërguar në mbajtje. /InLajmi/