Këngëtari shqiptar, Labinot Tahiri, ka reaguar pas tragjedisë në Kroaci ku deri më tani është raportuar për 10 persona të vdekur, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se se mërgimtarët po dhurojnë edhe jetën për Kosovën,
Postimi i plotë i tij:
Aq sa na bëjnë medaljet e arta krenarë nga vajzat e djemt tanë të kësaj toke, po aq ndjehemi krenarë që kemi vllezer e motra atje në mërgim dhe gjithçka që kanë na e sjellin në atdheun tonë, e kur behet fjalë jeta e tyre edhe atë e dhurojnë për këtê vend!!
Pra, edhe kur në pyetje është rrugetimi i tyre i vështirë, ata e konsiderojnë të lehtë kur behet fjalë Kosova, Shqipëria e shtëpiat e tyre.
Shpresojë se boll mesuam se sa të shenjtë janë GURBETQARÊT
Zot, ngushëllo familjet e të vdekurve, ngushêllo tërë popullin tonë për vdekjen e atyre shpirtave ku sot humbën jetën duke ardhur në Kosovë!
Sinqerisht dhe shpirtnisht, Labi Kosovë e Shqipërisë!/InLajmi/