Mëngjesi i ditës së dielës ka qenë fatal për disa kosovarë të cilët po udhëtonin me autobus nga Gjermania në Kosovë.
Autobusi me targa kosovare u aksidentua në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa 44 tjerë janë lënduar, për të cilët është kujdesur Qeveria kroate t’i akomodojë.
Njëri nga të mbijetuarit, Fidan Hajdaraj, në një video live në RTK ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe gjatë asaj kohe shumica e udhëtarëve kanë qenë në gjumë.
“Aksidenti ka ndodhë rreth orës 6 të mëngjesit. Shumica e udhëtarëve kemi qenë duke fjetë. Arsyjet nuk i dimë. Në fillim nuk është dukë aq fatal aq tragjik. Fati i mirë ishte që shpëtuam shumica, por fati i keq që kanë vdekë 10 të tjerë.”, ka thënë ai.