Naser Sylmetaj, është shoferi i cili sot ndërroi jetë fatkeqësisht në aksidentin në Brod të Kroacisë, përcjell InLajmi.
Në mesin e 10 personave që kanë ndërruar jetë nga ky aksident ka qenë edhe i ndjeri, Sylmetaj .
Me fjalë shumë prekëse e ka kujtuar babanë e ndjerë, në rrjetet sociale, djali i tij, Adhurimi.
“Ah mar bab dhimta shum e madhe malli shum i madh at dit kur t kom qu te autobusi tkom perqaf po pak bre ishalla zoti ngjenet 😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭”, ka shkruar ai.
Ndryshe, përveç 10 të vdekurve në këtë aksident, janë edhe 40 të lënduar, disa prej tyre në gjendje më të rëndë. /InLajmi/