Majlinda Kelmendi ka dështuar ta tregojë suksesin që e arriti në Lojërat e kaluara Olimpike, përcjell InLajmi.
Ajo në “Tokyo 2020” sot u mund qysh në raundin e parë nga xhudistja hungareze, Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Lidhur me këtë rast, trajneri Driton Kuka përmes rrjeteve sociale ka shkruar një shkrim mjaftë emocionues për Majlindën, të cilën e ka vlerësuar për sukseset e medaljet që ia ka sjellë vendit deri më tash.
“Krenaria e veprimtarisë time …
Majlinda të falenderoj për jetë!
Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike,Botërore e Evropiane!
Sot mos u hidhëro,puna e sakrifica,djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande,për mua,familjet tona,popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrieres.
Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë”, ka shkruar Kuka.
Ndryshe, përbri postimit të Kukës, kanë vërshuar komente e vlerësime pozitive për Majlindën, e cila ia ka zbardhë fytyrën vendit tonë me sukseset e saja të shumta që nga fillimi i karrierës
Postimi i plotë i tij:
Krenaria e veprimtarisë time …
Majlinda të falenderoj për jetë!
Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike,Botërore e Evropiane!
Sot mos u hidhëro,puna e sakrifica,djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande,për mua,familjet tona,popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrieres.
Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë.
Mos u hidhëro sot të lutem,kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar!
Zoti të ka shpërblyer punën tande,lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht.
Kokën lartë Majlinda!
Krenar me ty deri në frymën time të fundit./InLajmi/