Përbërësit:
▪ 2 kg dredhëza të ëmbla të pjekura
▪ 80 g sheqer
▪ 200 – 300 g çokollatë të bardhë
Përgatitja: 1. Dredhëzat i lani, i pastroni dhe ia hiqni bishtat dhe i kulloni. Qitni sheqerin dhe lini të qëndrojnë 10 orë. 2. Kavanozat lani mirë dhe futni në furrë që të thahen në 50 gradë. Dredhëzat zieni në zjarr të lehtë rreth 2 orë, dhe nga fundi i zierjes përzieni më shumë.
3. Nëse dëshironi që t’i dalloni pjesët e dredhëzave, mos dromconi shumë. 4. Dhjetë minuta para përfundimit të zierjes shtoni çokollatën e dromcuar dhe përzieni që të shkrihet mirë. 5. Xhemin e nxehtë qiteni në kavanoza të nxehtë, mbyllni dhe ktheni mbrapsht. Lini kavanozat të qëndrojnë ashtu rreth një orë.