“Zemrat tona janë plot krenari e shpresë, për sakrificat dhe sukseset e sportistëve tanë”, kështu është shprehur kryeministri i vendit, Albin Kurti, me rastin e parakalimit të sportistëve tanë në “Tokyo 2020”, përcjell InLajmi.
“Pas një rruge të gjatë, trasuar me fuqinë e ëndrrave të shumë brezave sportistësh, ekipi olimpik i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Përkushtimi i jashtëzakonshëm e përpjekjet e pandalshme të tyre për të ngadhënjyer mbi çdo barrierë e sfidë në këtë rrugëtim, janë frymëzim për të gjithë ne”, ka shkruar Kurti, në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i tij:
Pas një rruge të gjatë, trasuar me fuqinë e ëndrrave të shumë brezave sportistësh, ekipi olimpik i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Përkushtimi i jashtëzakonshëm e përpjekjet e pandalshme të tyre për të ngadhënjyer mbi çdo barrierë e sfidë në këtë rrugëtim, janë frymëzim për të gjithë ne.
Zemrat tona janë plot krenari e shpresë, për sakrificat dhe sukseset e sportistëve tanë.
Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë!/InLajmi/