Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mabjtur mbledhjen e radhës së kryesisë ku ka zyrtarizuar 10 kandidat për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 17 Tetor 2021, përcjell InLajmi.
Nga kjo parti kanë treguar 10 emrat e këtyre kandidatëve për 10 qytete.
Tutje gjithashtu kanë thënë se përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi.
Postimi i plotë i tyre:
Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që:
– Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;
– Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;
– Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;
– Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;
– Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;
– Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;
– Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;
– Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;
– Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;
– Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.
Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi. /InLajmi/