Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka bërë të ditur se të premten me 23 Korrik dhe të shtunën me 24 Korrik të vazhdojë faza e 3-të e dezinsektimit hapësinor, përcjell InLajmi.
Gashi ka thënë se pas vrojtimit të kushteve atmosferike ku parashihet mot stabil pa reshje do të vazhdojë dezinsektimi.


Postimi i plotë i tij:
Të nderuar,
Drejtoria e Shëndetësisë pas vrojtimit të kushteve atmosferike ku parashihet një mot stabil pa të reshura dhe me temperaturë mesatare, planifikon që dy ditët e mbetura nga faza e 3 t’i vazhdojë në ditët e parapara, sot e premte 23 korrik dhe nesër e shtunë 24 korrik.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin! /InLajmi/





















