Klubi japonez, Shimizu S-Pulse ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e lojtarit të Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, si lojtar i lirë.
Para disa ditësh u lajmërua arritja e marrëveshjes së Kolollit me klubin nga Superliga e Japonisë, ndërsa sot ka ardhur edhe konfirmimi.
Është vet klubi i Shimizu S-Pulse, i cili me anë të faqeve të tyre zyrtare ka konfirmuar transferimin e Kolollit.
“Jemi të kënaqur t’ju informojmë se Benjamin Kololli ka vendosur të bashkohet me një transferim të plotë”.
“Përveç kësaj, Kololli është planifikuar të hyjë në Japoni sot me 23 korrik dhe do të bashkohet me ekipin pas një periudhe karantine prej 14 ditësh, e cila menaxhohet kolektivisht nga J League”, thuhet në njoftim, përcjell Blic.
Kololli thuhet se ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin japonez, ndërsa së fundmi ishte pjesë e klubit zviceran, Zurich.