Është mbajtur konferencë për medie, nga Lëvizja Vetëvendosje pasi që e kanë parë të çuditshme që opozita ka reaguar për formimin e komisionit ad-hoc për KPM-në, por nuk ka reaguar për RTK-në, raporton InLajmi.
Doarsa Kica Xhelili, deputete nga kjo parti ka thënë se të 2 proceset kanë qenë të njëjta, por reagimet s’kanë qenë të njëjta.
“Është e çuditshme që thuhet diçka nga një deputetet si anëtare ndërsa asnjëra nuk kanë qenë prezent kur kanë ndodhur intervistimet për bordin e RTK dhe KPM. Dje u votuan kandidatët nga jo-shumicë. Ne kemi pasur reagime vetëm me proceset e KPM-së dhe kjo është e çuditshme. Dje nuk pat fjalime për pakica. Gjithmonë kur janë themeluar komisionet kanë qenë akterët e interesuar. Unë ende e kam të paqartë kur është themelua komisioni ad hoc. Cila është arsyeja që konsiderohet top sekrete. Dhe është shumë e rëndësishme që po bëhet këto dezinformata. Unë dua ta përmbyll që nuk po i bënë mirë që po dalin me deklarime të tilla sepse janë kandidatë nga radhët e opozitës”.
Fitim Haziri, deputet i VV-së,ka thënë se është e çuditshme se me 27 maj të 2 komisionet janë formuar të njëjtën ditë.
“Për bordin e RTK kemi mbajtur 2 mbledhje. Dje kemi kaluar votim dhe është bërë përzgjedhja e dy anëtarëve. Çka qëndron mbrapa kësaj që për njërin komision kemi reagim e për tjetrin jo. Reagime kemi pasur vetëm për KPM. Kush qëndron prapa këtyre reagimeve”. /InLajmi/