Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar seancën, ku Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar ndaj deputetëve të cilët kanë qenë duke folur rreth ulëseve, raporton InLajmi.
“Kush po i jep zor bre qatje përmas, çka ka”, ka thënë Gashi.
“Përfitimi i sotëm është humbja e nesërme, sot i çon nja 3 vetë në bord, po humbja e madhe është nesër, rrugë e kapjes së institucioneve, ju po e shkatërroni traditën e cila ka qenë traditë e vlerësimit individual”, tha Gashi derisa vazhdoi fjalimin e tij.
“Këto sot nuk po shiten, po i trajtoni si mekanizëm për me kap pushtetin, do të ju mbet në fyt nesër”, ka shtuar ai. /InLajmi/