Reshjet e mëdha të shiut kanë vështirësuar qarkullimin e veturave sot në Gjilan.
Shiu i madh që ka rënë sot në Gjilan, ka bllokuar qendrën e qytetit, teksa sasi e madhe e ujit ka vërshuar rrugët, duke vështirësuar kalimin e qyetarëve e veturave.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se si veturat po qarkullojnë me vështirësi në rrugë.
Sipas parashikimit të IHMK-së, nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil, ndërsa do të ketë shi e shkarkime rrufesh, përcjell Lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizivin nga 15-17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet 26-28 gradë Celsius.