14 vjeçarja nga Kina, Zhang Ziyu, ka marrë shumë vëmendje kohëve të fundit nga mediat ndërkombëtare.
Ajo është basketbolliste dhe është e gjatë plot 2 metra e 26 centimetra duke lënë në hije bashkëlojtarët dhe rivalet e veta.
Së fundi një klipë është bërë virual ku ajo shihet duke luajtur basketboll, nga ku arrin t’i realizojë 25 kërcime e t’i bllokojë 6 tentime të kundërshtarit, përcjell KlanKosova
Ndeshja në fjalë ishte zhvilluar në provincën e Hubeit në Kinë.