Rastet aktive me koronavirus në Kosovë po vazhdojnë të bien vazhdimisht. Tanimë në nivel vendi kanë mbetur vetëm 99 raste aktive, përcjell InLajmi.
“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.531. Në total numri i rasteve aktive është 99”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë./InLajmi/