Albin Kurti, kryeministri i vendit, pak minuta më parë ka postur një fotografi me familjen e tij nga Canna, përcjell InLajmi.
E në këtë fotografi ata të 3 duken shumë bukur, të veshur me shumë shije dhe stil, derisa fustani i vajzës i ka rënë në sy sidomos anëtares së PSD-së, Natyra Kuqi, e cila menjëherë ka reaguar përmes rrjeteve sociale.
Kuqi ka vënë theksin tek çmimi i fustanit të vajzës së tij, për të cilin ajo pretendon të jetë i punuar nga Lirika Matoshi, e që ka çmimin 490$.
“Pedant, të veshur mirë, me rroba të dizajnuara fiks për shtati për trup të tyre; prapa skena glamoroze e Francës, e festivaleve e prestigjeve. Politikë e kthyer në qejfe personale. Se larg qoftë mos po mendon kryeministri për vendin e tij”, ka shkruar Kuqi.
Ndryshe, Kurti ka njoftuar se ishte prezent në shfaqjen e filmit “Pa Vend” të Samir Karahodës, i cili garon në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër, e i cili film ishte pritur mjaftë mirë dhe me duartrokitje të gjata nga publiku.
Postimi i plotë:
Pedant, të veshur mirë, me rroba të dizajnuara fiks për shtati për trup të tyre; prapa skena glamoroze e Francës, e festivaleve e prestigjeve. Politikë e kthyer në qejfe personale. Se larg qoftë mos po mendon kryeministri për vendin e tij./InLajmi/