I kaloi 2 net i vetëm, në një vend ku as helikopteri nuk mund të ulej.
Ivan Dinkov zgjodhi Majën e Shtrazës për vizitë, por nuk e dinte se do e gjente veten duke rënë në një gropë, nga e cila nuk mund të dilte. Ani pse i kishte të gjitha pajisjet e nevojshme, një lëvizje e gurit bëri që alpinisti të bie në 15 metra thellësi.
Ndonëse i gjendur në Shqipëri, alpinisti bullgar thirri Shoqatën e Bjeshkatarëve të Kosovës për ndihmë.
Dinkov ka thënë se është i gëzuar që ka shpëtuar duke e quajtur si një situatë shpëtim ose vdekje
Bardhosh Morina, nga skuadra e kërkim shpëtimit të Kosovës, thotë se arritja në vendin e ngjarjes ishte shumë e zorshme. Ndërsa u kërkua ndihmë ajrore nga Shqipëria, shkruan KlanKosova
Pavarësisht kësaj që i ndodhi, bullgari thotë se nuk do të heq dorë nga vizitat në shkëmbinjtë e rrezikshëm.