Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar ditën e sotme qytetin e Prizrenit, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka ndarë një fotografi me kandidatin e PDK-së për kryetar Prizreni Shaqir Totajn, duke thënë se bashkë me të do të rikthejnë punët ë mira për Kryeqytetin Historik të Kosovës.
Ai siguroi që të dy bashkë do të punojnë me përkushtim e passion për ndryshime të mëdha.
Postimi i plotë i tij:
Në Prizren, në ma të bukurin vend, me Shaqir Totajn, njeriun e ndershëm, profesionist e idealist për qytetin e tij. Ne do të rikthejmë punët e mira për Kryeqytetin Historik të Kosovës. Këtë e kërkojnë edhe qytetarët dhe ma thanë kudo që ata i takuam sot. Bashkë, me përkushtim e pasion do të punojmë fort t’i rikthejmë ndryshimet e mëdha./InLajmi/

















