Presidentja Vjosa Osmani, ka cituar Komunitetin e Helsinkit në lidhje me shqiptarët e Luginës së Preshevës, përcjell InLajmi.
Osmani përmes një postimi në Twitter ka cituar këtë Komunitet që ka thënë se “pasivizimi i shqiptarëve në Serbi është një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”.
Osmani shtoi se e ka ngritur këtë çështje si në Kosovë ashtu edhe në shtete tjera, duke i’u drejtuar komunitetit ndërkombëtar.
“Përgjigja e komunitetit ndërkombëtar deri më tani ka qenë e pamjaftueshme. Duhet bërë më shumë”, tha Osmani.
Ajo më tej shtoi se të gjithë qytetarët duhet të gëzojnë të drejtat themelore të njeriut.
“Këta qytetarë kanë mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’u siguruar që zëri i tyre të dëgjohet”, ka shkruar Presidentja./InLajmi/