Ganimete Musliu, kryetare e komisionit për Mbikëqyrjen e Aki-së ka mbajtur konferencë për media pas raportimit para deputetëve nga ana e drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti, për gjendjen e krijuar me të helmuarit në Deçan, raporton InLajmi.
Gjatë kësaj konference, Musliu ka thënë se nuk ka nevojë për panik panik nga ana e qytetarëve të Deçanit sa i përket sigurisë nacionale, pas kësaj ngjarje.
“Sot kemi pas në raportim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti që të na njoftoj për gjendjen e krijuar në Deçan. Si komision kemi qenë të shqetësuar dhe të preokupuar për këtë çështje dhe kemi dashur që qytetarët e Kosovës ti sigurojmë sa i përket anës së sigurisë kombëtare” , deklaroi Musliu, pas mbledhjes.
Tutje, Ganimete Musliu ka thënë se AKI po vepron në Deçan dhe është në krye të detyrës kudo.
“Mund të them me bindje të plotë se qytetarët e Deçanit s’duhet të kenë panik sa i përket anës së sigurisë kombëtare dhe përgjegjësive që ka AKI. AKI është në kryerje të detyrës dhe me të gjitha kapacitet po vëzhgon çdo lëvizje atje. Kaq na tha edhe drejtori në komision, pasi s’ka as të dhëna përfundimtare janë të dhëna preliminare pas s’është ende e saktë situata për atë çfarë po ndodhë me shëndetin e qytetarëve. Në këto moment duhet theksuar se s’ka vend për panik sa i përket sigurisë naiconale. AKI po vepron në Deçan dhe është në krye të detyrës kudo. Është një lajm i mirë për ne, por edhe për qytetarët e Kosovës”, tha Musliu. /InLajmi/