Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Rahoveci ka raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes, përcjell InLajmi.
Policia ka bërë të ditur se kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa FSK kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar, ku sipas tyre dyshohet te jëtë pjesë e automjeteve.
Njoftimi i plotë nga Policisë së Kosovës:
Rahovec 10.07.2021 – 17:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe kanë ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar, i cili dyshohet të jetë pjesë e automjeteve. /InLajmi/