Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se Ushtria e Kosovës, FSK-ja i ka dhuruar një donacion, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të spitalit në këtë donacion janë përfshirë 4.000 maska, 2.000 dorëza, 2.000 mantila dhe 1.000 kapele mbrojtëse.
Njoftimi i plotë i Spitalit të Pejës:
Ushtria e Kosovës FSK-ja, solli dje një donacion në Spitalin e Përgjithshëm Pejë. Ne këtë donacion ishin 4000 maska, 3000 dorëza, 2000 mantila dhe 1000 kapele mbrojtëse.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë falenderon FSK-në që gjithmon e kemi në mbështetje. /InLajmi