Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka falenderuar të gjithë ata që janë të angazhuar në menaxhimin e krizës në Deçan, pas helmimit masiv të qytetarëve , përcjell InLajmi.
E derisa ka falenderuar të gjithë ata që ju gjenden afër qytetarëve të helmuar, ai në theks të veçantë ka falenderuar kryetarin e komunës Bashkim Ramosaj, Shtabin Mjekësorë, personelin mjeksorë.
“Veçanërisht, falënderim për kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj, Shtabin Emergjent, personelin mjekësor dhe teknik, ushtarët e Kosovës, ushtarët e KFOR-it nga kontigjenti amerikan dhe italian, Policinë e Kosovës, Bashkësinë Islame, bizneset, organizatat humanitare dhe qytetarët e vullnetit të mirë që kanë ndihmuar në forma të ndryshme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij, Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Falënderim për të gjithë ata që janë të angazhuar në menaxhimin e krizës në Deçan, pas helmimit masiv të qytetarëve atje.
Veçanërisht, falënderim për kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj, Shtabin Emergjent, personelin mjekësor dhe teknik, ushtarët e Kosovës, ushtarët e KFOR-it nga kontigjenti amerikan dhe italian, Policinë e Kosovës, Bashkësinë Islame, bizneset, organizatat humanitare dhe qytetarët e vullnetit të mirë që kanë ndihmuar në forma të ndryshme.
Fatmirësisht numri i qytetarëve me simptoma helmimi nuk është në rritje dhe situata është nën kontroll.
Uroj shëndet të plotë për të gjithë qytetarët dhe uroj që të mos kemi më fatkeqësi të tilla!
RH./InLajmi/