Lojtarët e Juventusit që luajtën për ekipet e tyre kombëtare në Kampionatin Evropian shënuan më shumë gola se sa lojtarët e klubeve tjera.
Lojtarët aktualë të “Zonjës së Vjetër” shënuan gjithsej 12 gola gjatë Euro 2020.Cristiano Ronaldon shënoi 5, Alvaro Morata 3, Federico Chiesa 2 dhe Aaron Ramsey dhe Leonardo Bonucci me nga një gol secili.
Në vendin e 2 janë lojtarët e Interit me 8 gola, Romelu Lukaku goditi rrjetën e kundërshtarit 4 herë, Ivan Perisic 2 herë, ndërsa Milan Skriniar dhe Nicolo Barella shënuan nga një gol secili.
Interi e ndan vendin e 2 me lojtarët e Manchester City që kanë të njëjtin numër golash, 8.Raheem Sterling shënoi 3, Ferran Torres 2 dhe Oleksandr Zincenko, Kevin De Bruyne dhe Aymeric Laporte nga një gol secili.
Pastaj vijnë lojtarët e Atalantas me 7 gola. Joakim Mehle dhe Matteo Pessina shënuan nga 2, ndërsa Aleksei Miranchuk, Robin Gosens dhe Mario Pasalic me nga një.
Vendin e 5 e zënë futbollistët e RB Leipzig, me Emil Forsberg ka 4 gola dhe Yussuf Poulsen 2, përcjell Telegrafi.
Në fund, Italia fitoi titullin e kampionit të Evropës me një fitore në finale ndaj Anglisë me penallti.