Një kompani amerikane armësh po përballet me kritika të ashpra, për prodhimin e një pistolete që duket si një lodër për fëmijë e bërë nga Lego, transmeton InLajmi.
Kompania e armëve, Culper Precision tha se arma e saj e personalizuar Glock, e quajtur Block19, ishte krijuar për të “nxjerrë në pah kënaqësinë e pastër të sporteve të gjuajtjes”.
Por prodhuesi danez i lojërave Lego i ka shkruar kompanisë duke kërkuar që të ndalojë prodhimin e armës, që ngjan si lodër.
Ndërsa, aktivistët e kontrollit të armëve e përshkruan pistoletën si krijim i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm, shkruan BBC.
Shannon Watts, nga grupi i fushatës Everytoën for Gun Safety, kritikoi kompaninë e armëve, e cila është e vendosur në Utah, duke thënë se ekziston rreziku që fëmijët mund të tërhiqen për të përdorur armë zjarri “edhe kur armët nuk duken si lodra”./InLajmi/