Bekë Berisha, deputeti nga radhët e AAK-së, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë me të cilën p opërballet Komuna e Deçanit, dyshimin nga helmimi i ujit, përcjell InLajmi.
Tutje, ai përmes një njoftimi ka thënë se shteti nuk duhet të heshtë por duhet të jetë i përgaditur në çdo moment.
Ai tha se lutet për shërim sa më të shpejtë të gjithë qytetarëve të prekur nga helmimi.
Postimi i plotë i tij:
Sot fizikisht e moralisht jemi pranë qytetarëve të Deçanit, të cilët janë helmuar siç dyshohet nga uji i pijës.
Shteti nuk duhet te heshtë, dhe duhet te jetë i përgatitur te veprojë në moment.
Përgëzoj mjekët, qytetarët e secilin për humanitetin e treguar si dhe angazhimin e pashoq te Kumunës së Deçanit e cila është duke vepruar maksimalisht me te gjitha kapacitetet teknike e humane.
Lutemi për shërim te shpejtë të gjithë atyre qe po kerkojnë ndihmë nga kjo fatkeqësi e madhe dhe te kthehen sa me shpejtë shendosh në familjet e tyre./InLajmi/