Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tashmë gjendet javë Kosovës në vizitë zyrtare, ka reaguar rreth gjendjes të helmuarve në Deçan, përcjell InLajmi.
Kurti ka shkruar se në pamundësi për të qenë afër qytetarëve, është duke u informuar nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Tutje Kryeministri ka bërë të ditur se në Deçan përmomentin janë Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit,
Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.
Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit.
Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.
Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes.
Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë. /InLajmi/





















