Është zbuluar një grup iranian që pretendonin të ishin akademik me bazë në Britani dhe kishin qëllim vënien në shënjestër individë të ndryshëm në një fushatë spiunazhi kibernetik, transmeton InLajmi.
Ky grupi kishte kompromentuar një faqe të vërtetë në internet që i përkiste Shkollës së Studimeve Orientale dhe Afrikane, të Universitetit të Londrës, në përpjekje për të vjedhur informacione.

Operacioni i tyre u zbulua nga kompania e sigurisë kibernetike Proofpoint.

Sulmuesit kibernetik, besohet të jenë të lidhur me shtetin iranian, ata ishin të gatshëm të përfshiheshin në biseda në kohë reale me shënjestrat e tyre, të cilat gjendeshin kryesisht në SHBA.
Fakti që spiunët kibernetikë po përpiqeshin të lidheshin me individë përmes telefonave dhe video-konferencave për biseda reale, sesa thjesht të përfshiheshin përmes emailit ishte gjithashtu e pazakontë, duke treguar se kishin aftësi edhe në anglisht dhe në falsifikim.
Nga hulumtimet u pa se operacioni kishte në shënjestër diku te 10 organizata dhe individë të tyre, shumica me vendndodhje në SHBA./InLajmi/