Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj gjendjes në Deçan, duke thënë se është një situatë emergjente ku qindra qytetarë janë helmuar, përcjell InLajmi.
Sipas Mushkolaj institucionet qendrore duhet të reagojnë në mënyrë emergjence.
Tutje ai ka thënë se nuk ka ka asgjë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Në një situatë emergjente me qindra të helmuar, çfarë është kjo në Deçan, institucionet qendrore do të duhej reaguar po ashtu me emergjencë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve. /InLajmi/