Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj , ka reaguar lidhur me helmimin e një numri të madh të qytetarëve që ka ndodhur dje në Deçan, përcjell InLajmi.
Konkretisht, Kadriaj ka reaguar për mos reagimin e krerëve institucionalë, gjegjësisht kërkoi që t’i vizitojë të helmuarit dhe të punojnë për tu zbuluar shkaku.
“Interesant shume me këtë qeverin tonē, as nje prononcim e as nje vizitē në Deçan. Ministër Vitia merre mundin e vizitoje Deçanin e interesohu pēr nevojat qē ka QKMF-ja për barna e material tjetēr pēr trajtimin e pacientēve.
Edhe ne jemi qytetar të Kosovës dhe duhet tē trajtohemi si tē tillē.
Me pa durim po presim rezultatet e mostrave perfundimtare që tē zbulohet shkaku”, ka shkruar Kadriaj.
Postimi i plotë i saj:
Interesant shume me këtë qeverin tonē, as nje prononcim e as nje vizitē në Deçan. Ministër Vitia merre mundin e vizitoje Deçanin e interesohu pēr nevojat qē ka QKMF-ja për barna e material tjetēr pēr trajtimin e pacientēve.
Edhe ne jemi qytetar të Kosovës dhe duhet tē trajtohemi si tē tillē.
Me pa durim po presim rezultatet e mostrave perfundimtare që tē zbulohet shkaku.
Tē gjitha instancat të jenë nē nivel tē detyrës që tē zbulohet shkaku i këtij helmimi masiv.
Jemi me qytetarēt e Deçanit me tē gjitha kapacitetet komunale!/InLajmi/