Një 13 vjeçare që dyshohet se u dëbua nga familjarët dhe u përdhunua nga një numër personash në fshatin Janjevë, Komuna e Lipjanit, përbën ndër rastet më të tmerrshme në vendin tonë, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë rast, ka reaguar anëtari i LDK-së, Besian Mustafa, përmes rrjeteve sociale, derisa ata të cilët e kanë kryer këtë krim, sipas tij janë qyqarë dhe jo burra.
“Me e dhunu’ dhe keqtrajtu’ një vajzë 13 vjeçare nuk të bën burrë, por qyqan!
Burrni është t’i arsimosh dhe emanciposh qikat tona dhe t’ju sigurosh mundësi dhe të drejta të barabarta në shkollë, punë, shoqëri, pronë, biznes, politikë, shkencë, art, sport… jetë!
Bonu burrë, jo qyqan”, ka shkruar i mllefosur, Mustafa.
Postimi i plotë i tij:
Me e dhunu’ dhe keqtrajtu’ një vajzë 13 vjeçare nuk të bën burrë, por qyqan!
Burrni është t’i arsimosh dhe emanciposh qikat tona dhe t’ju sigurosh mundësi dhe të drejta të barabarta në shkollë, punë, shoqëri, pronë, biznes, politikë, shkencë, art, sport… jetë!
Bonu burrë, jo qyqan!/InLajmi/