• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 16 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Varianti Delta i koronavirusit shkakton kaos në disa vende në botë

J G nga J G
12 July 2021
në Kosovë
0 0
0
Varianti Delta i koronavirusit shkakton kaos në disa vende në botë
0
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Tokio, qyteti nikoqir i Lojërave Olimpike këtë verë, hyn sot në një gjendje të re të jashtëzakonshme, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Japoni.

Organizatorët e ngjarjes sportive e ndaluan pjesëmarrjen e spektatorëve pothuajse në të gjitha vendet ku zhvillohet Olimpiada, ndërsa të huajt kanë qenë të ndaluar qysh më herët.

“U bëjmë thirrje njerëzve që t’i mbështesin atletët nga shtëpia”, tha sekretari i kabinetit, Katsunobu Kato.

Lojërat zhvillohen nga data 23 korrik deri më 8 gusht, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme – e katërta në Tokio – zgjat deri më 22 gusht, pak para fillimit të Lojërave Paralimpike.

Japonia nuk është goditur nga koronavirusi sa disa vende, por ka regjistruar më shumë se 815.440 raste në total dhe gati 15.000 viktima.

Vetëm 28% e qytetarëve japonezë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër coronavirusit.

Shkaktar i kaosit të fundit shihet varianti Delta i koronavirusit, i cili, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitës se variantet e mëparshme.

Qyteti më i madh i Australisë, Sidnej, do të zgjasë izolimin, pasi zyrtarët paralajmëruan se rastet ditore me coronavirus ka të ngjarë të kalojnë 100-shin, për shkak të shpërthimit të variantit Delta.

Infeksionet ditore janë rritur çdo ditë, edhe pse Sidnej ka hyrë në izolim më shumë se 2 javë më parë.

Izraeli tha se do të fillojë të ofrojë dozën e 3-të të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, për të rriturit me sistem të dobët imunitar.

Përhapja e shpejtë e variantit Delta ka rritur rastet në Izrael gjatë muajit të kaluar, nga numra njëshifrorë në rreth 450 në ditë.

Në Shtetet e Bashkuara, kompania farmaceutike Pfizer tha se planifikon të takojë sot zyrtarët shëndetësorë amerikanë, për të diskutuar rreth autorizimit të dozës së 3-të të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë përmendur një rrezik në rritje të infeksionit me coronavirus, gjashtë muaj pas imunizimit me 2 doza.

Edhe pse kanë shkaktuar kritika nga disa shkencëtarë dhe zyrtarë, ato nuk i kanë ndarë të dhënat që tregojnë për atë rrezik, por kanë thënë se së shpejti do të bëhen publike.

Anthony Fauci, këshilltari kryesor për çështje mjekësore i presidentit amerikan, Joe Biden, tha se është shumë herët për Qeverinë amerikane që të rekomandojë dozën e tretë, por nuk e përjashtoi mundësinë.

Fauci tha se studimet klinike dhe të dhënat laboratorike ende nuk e kanë vërtetuar plotësisht nevojën për një dozë përforcuese të vaksinave aktuale në SHBA: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson.

Aktualisht, rreth 48% e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha se Delta dhe variante të tjera që mund të shfaqen, mund të paraqesin rrezik për rimëkëmbjen e ekonomisë globale nga pandemia.

Rusia është duke u përballur aktualisht me valën më të rëndë të koronavirusit. Varianti Delta është duke u zbuluar në mbi 65% të rasteve, ka thënë Anna Popova, udhëheqëse e agjencisë ruse të shëndetit Rospotrebnadzor.

Në Evropë, rritje e numrit të rasteve me koronavirus është raportuar në disa vende, përfshirë Gjermaninë dhe Republikën Çeke, por shifrat vazhdojnë të mbeten të ulëta, në krahasim me kulmin e muajve mars dhe prill, përcjell RLE.

Varianti Delta, i klasifikuar si shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është zbuluar për herë të parë në Indi.

Tags: KoronavirusVaksina anti-CovidVarianti i ri i koronavirusit
Postimi i mëparshëm

Arrestohet për vjedhje një shtetase gjermane në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë

Postimi tjetër

Gjilanasi dyshohet se ka kontrabanduar dru nga Serbia, nuk i ndalet patrullës policore

Të ngjajshme Postime

Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës
Kosovë

Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës

15 January 2026
IKSHPK: Monitorimi i ujit të pijshëm vazhdon, probleme në disa zona të Gjilanit dhe Klinës
Kosovë

IKSHPK: Monitorimi i ujit të pijshëm vazhdon, probleme në disa zona të Gjilanit dhe Klinës

15 January 2026
BE nis heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, pritet lirimi i mbi 400 milionë eurove
Kosovë

BE nis heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, pritet lirimi i mbi 400 milionë eurove

15 January 2026
Ministria e Kulturës reagon për zgjedhjen e Bekë Berishës në krye të KB Prishtina: Të shmanget konflikti i interesit, 30 ditë kohë
Kosovë

Ministria e Kulturës reagon për zgjedhjen e Bekë Berishës në krye të KB Prishtina: Të shmanget konflikti i interesit, 30 ditë kohë

15 January 2026
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut
Kosovë

Detaje nga aksioni në Veri kundër lojërave të fatit, intervistohen 3 të dyshuar, dy të tjerë po kërkohen nga Policia

15 January 2026
Postimi tjetër
Gjilanasi dyshohet se ka kontrabanduar dru nga Serbia, nuk i ndalet patrullës policore

Gjilanasi dyshohet se ka kontrabanduar dru nga Serbia, nuk i ndalet patrullës policore

Lajmet e fundit

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

15 January 2026
Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

15 January 2026
Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

15 January 2026
Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

15 January 2026
Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

15 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu