Kumbullat përmbajnë më tepër se 80 lëndë ushqyese. Kumbullat (të freskëta dhe të thara) ndihmojnë për të përthithur më mirë hekurin në trup, për shkak se ato janë një burim i mirë i vitaminës C.
Një kumbull përmban 84 % ujë, 0.6% proteina, 10% karbohidrate dhe 2.1 g fibra dietetike. Përveç kësaj, kumbullat kanë nivel të ulët të yndyrave dhe kalorive dhe përqindje të lartë të vitaminave A, C dhe E, kalcium, magnez dhe kalium.
Në këtë postim do t’ju tregojmë përfitimet shëndetësore që merrni nëse konsumoni kumbulla të thata dhe natyrale:
Luftojnë kapsllëkun: kumbullat janë një nga kurat më të mira natyrale të kapsllëkut. Hani kumbulla të thata ose ziejni ato dhe konsumojini 2 herë në ditë.
Parandalojnë diabetin e tipit 2: Kumbullat kanë indeks të ulët glicemik, që do të thotë se mund t’iu ndihmojnë të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak dhe të zvogëloni rrezikun për të zhvilluar diabet të tipit 2.
Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare: Një kumbull e freskët përmban 113 mg kalium, i cili ndihmon për të kontrolluar tensionin e lartë të gjakut dhe zvogëlon rrezikun e goditjes në tru dhe në zemër.
Forcojnë kockat: Studiues nga universitetet e shtetit të Florida-s dhe Oklahoma-s kanë shqyrtuar për 12 muaj 2 grupe grash në periudhën e pas menopauzës. Një grup konsumoi 100 g kumbulla të thara në ditë dhe grupi tjetër konsumoi 100 g mollë të thata në ditë. Të 2 grupet konsumuan suplemente të kalciumit dhe vitaminës D. Grupi që konsumoi kumbulla të thata kishte dendësi më të lartë të kockave në shpinë dhe parakrahë, shkruan Health
Përmirësojnë tretjen: kumbullat janë burim shumë i mirë fibrash dhe ju ndihmojnë të përmirësoni tretjen dhe ju ndihmojnë të bini në peshë, përcjell Shëndeti.al
Parandalojnë kapsllëkun: kumbullat përmbajnë antocianinene (pigmenti i kuq në blu që ndodhet tek kumbullat, e cila ka aftësi në eliminimin e radikaleve të lira nga organizmi.