Italia ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Anglisë në finale të Euro 2020.
Anglezët kaluan të parët në epërsi me golin e Luke Shaw qysh ën minutën e 2 të takimit, e që u asistua nga Kieran Trippier.
Por, pjesa e 2 filloi e dominuar nga Italia, që arriti t’i barazonte shifrat në Wembley Stadium, përcjell Telegrafi.
Ishte Leonardo Bonucci që përfitoi nga një tollovi në zonë, duke shënuar për 1-1 në minutën e 67-të.