Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës duke thënë se janë shuar shumë jetë nga regjimi mizor i Millosheviqit, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka shkruar se shumë njerëz të pambrojtur dhe pa faj, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit.
Kreu i AAK-së gjithashtu ka thënë se edhe populli i Kosovës po ashtu ishte viktimë e të njëjtit terror shtetëror.
Postimi i plotë i tij:
Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga regjimi mizor i Millosheviqit.
Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit.
Populli i Kosovës, i cili ishte po ashtu viktimë e të njëjtit terror shtetëror, i kupton më së miri dhembjet, përjetimet dhe vuajtjet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ta!
RH /InLajmi/