Hendbollistja malazeze Natalia Milatoviq do të përfaqesoj Kosovën U19 në këtë sport, përcjell InLajmi.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e KHF Isotgut, ku edhe luan kjo hendbolliste.
Por, është presidentja e vendit Vjosa Osmani që ia ka bërë të mundur që të luaj malazezes nën fanellën e Kosovës.
“Milatoviq anëtare e Kombëtares së Kosovës me dekret presidencial. KHF Istogu falënderon presidenten e shtetit Vjosa Osmani për dhënien e shtetësisë hendbollistes sonë për interes nacional, dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Qendrën e Regjistrimit Civil në Istog, për bashkëpunim për paisjen e hendbollistes me dokumentacion te Kosovës me urgjencë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, hendbollistja më e re e kombëtares së Kosovës do ketë të drejtë paraqitje nesër në ndeshjen kundër Holandës që zhvillohet nga ora 18:00 në Shkup.
Postimi i plotë i KHF Istogu:
NATALIA Milatovic anëtare e kombëtarës se Kosovës më dekret presidencial.
Presidentja e vendit znj. Vjosa Osmani në bazë të kompetencave të saj si e para e vendit ka lëshuar dekretin për dhënie të shtetësisë kosovare për hendbollisten e Istogut Natalia Milatovic, e lindur në Podgoricë e cila ka vendosur të përfaqësoj Republikën e Kosovës në kampionatin evropian të hendbollit U19 të divizionit “B” që mbahet në Shkup nga data 10 Korrik.
Hendbollistja më e re e kombëtares së Kosovës do ketë të drejtë paraqitje nesër në ndeshjen kundër Holandës që zhvillohet nga ora 18:00 në Shkup.
KHF Istogu falenderon presidenten e shtetit znj.Vjosa Osmani për dhënien e shtetësisë hendbollistes sonë për interes nacional, dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Qendrën e Regjistrimit Civil në Istog, për bashkëpunim për paisjen e hendbollistes me dokumentacion te Kosovës me urgjencë
Ju faleminderit!/InLajmi/