Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se kandidate për kryetare në komunën e Deçanit do të jetë, Hyrie Dobrunaj, përcjell InLajmi.
E risia e krejt kësaj është se për herë të parë në këtë komunë do të jetë një kandidate, grua.
Kështu ka njoftuar Zemaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
‘‘Kandidatja jonë është nënkryetare e degës, ish-asambliste dhe profesioniste e suksesshme, bashkëshorte e devotshme dhe nënë e përkushtuar.
Ne do të qëndrojmë të bashkuar, në mbështetje të kandidates tonë, ngaqë vetëm kështu e projektojmë dhe realizojmë të ardhmen e sigurt e të mbarë të komunës sonë“, ka njoftuar Zemaj.
Postimi i plotë i tij:
Hyrie Dobrunaj, e para grua kandidate për kryetare në komunën tonë, e cila do të jetë edhe e para grua që do të udhëheq me Deçanin tonë.
Të gjithë u bëmë NJË, për NJË qëllim të mirë, për NJË zhvillim të qytetit tonë të bukur, të bukurisë shqiptare që ndryshe quhet Deçan, duke zgjedhur NJË grua kandidate për kryetare të komunës.
Aty ku gruaja është e para, aty është edhe e mbara. Kështu do të jetë edhe për Deçanin tonë të bukur.
Kandidatja jonë është nënkryetare e degës, ish-asambliste dhe profesioniste e suksesshme, bashkëshorte e devotshme dhe nënë e përkushtuar.
Ne do të qëndrojmë të bashkuar, në mbështetje të kandidates tonë, ngaqë vetëm kështu e projektojmë dhe realizojmë të ardhmen e sigurt e të mbarë të komunës sonë.
Na priftë e mbara!/InLajmi/