Me një thellësi marramendëse prej 60 metrash, është hapur pishina më e thellë në botë, duke thyer kështu rekordin e Deepspot të Polonisë, pishinë kjo e thellë 45 metra, transmeton InLajmi.
Pishina Deep Dive Dubai, është e mbushur me 14 milionë litra ujë të freskët, që i bie të ketë vëllimin e 6 pishinave Olimpike, dhe është të paktën 4 herë më e madhe se çdo pishinë tjetër në botë.
Guinness i dha titullin “Pishina më e thellë për zhytje”, më 27 Qershor.
Objekti për momentin mund të vizitohet vetëm me ftesë, ndërsa më vonë këtë vit do të hapet edhe për publikun.
Princi i Dubait, Sheik Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili është një zhytës i etur, ishte një nga vizitorët e pare të pishinës dhe ndau përvojën e tij në mediat sociale, shkruan CNN.
Temperatura e ujit në këtë pishinë mbahet në 30 gradë Celsius. /InLajmi/