Afrika regjistroi më shumë se 251.000 raste të reja me koronavirus javën e kaluar, një rritje prej 20% krahasuar me 7 ditët e mëparshme.
Kjo është java më e keqe e regjistruar për kontinentin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, raporton The Economist.
Shkalla e vaksinimit mbetet e ulët, me më pak se 2% të afrikanëve të vaksinuar plotësisht, përcjell Klankosova.tv.
OBSH parashikon që vala e 3 e infeksioneve të tejkalojë kulmin e së 2-ës.