Arilena Ara, një zë brilliant dhe mjaftë i dashur për publikun është duke bashkëpunuar me emra të njohur të muzikë shqiptare. përcjell InLajmi.
Arilena , ditë më parë ka njoftuar se nesër, pra me 9 korrik do të lansojë bashkëopunim e radhës, mjaft të mirëpritur, ne Noizyn.
Ndërsa në njoftimin që ka dhënë për këngët e reja, albumin e ri, bëhet me dije se ajo do të ketë edhe një bashkëpunim me një këngëtar nga Kosova, por shumë i sukseshëm edhe në botë, sidomos së fundmi në Eurovizion.
Pra, bëhet fjalë për Gjon’s Tears. 2 artistët e talentuar janë bërë bashkë për një këngë që do jetë pjesë e albumit të këngëtares.
Arilena ka zbuluar se ka gati publikimin e albumit e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj. Albumi mban titullin “POP ART” dhe të gjithë fansat e artistes të bëhen gati pasi albumi do të publikohet së shpejti.
Përveç bashkëpunimit me Noizyn me këngën që mban titullin “Murderer”, dhe bashkëpunimin me Gjon’s Tears, ajo do të bashkëpunoj edhe me Dafina Zeqirin, me këngën “Thirre policinë”. /InLajmi/




















