Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka bërë të ditur se me 14 Korrik në ora 20:00 në sheshin Skenderbeu në Prishtinë do të organizohet protestë, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi Kllokoqi ka bërë të ditur se kësaj proteste do t’i bashkohen shumë fytyra publike me moton “Qeveri – ktheja natës jetën”.
Ndër këngëtaret që do të marrin pjesë janë Cpital T, Dafina Zeqiri, Ermal Fejzullahu, Kida, Tayna, Majk, Lumi B, Ledri Vula etj.
Kllokoqi ka shkruar se sezona e verës është pjesa më e rëndësishme e tër vitit për ekonominë dhe sektorin e tyre.
Postimi i tij i plotë:
EVENT / PROTESTË
“QEVERI – LET US DANCE”
Të gjitha Klubet e Natës në Kosovë së bashku me estradën, njëzëri kemi vendosur të organizojmë Protestën/Eventin “QEVERI – LET US DANCE” si shenjë pakënaqësie nga harresa e Qeverisë për sektorin tonë.
Më shumë se 1 vit e 5 muaj kemi bërë kompromis për t’i mbyllur bizneset tona, me shumë mund e sakrificë për t’u kujdesë për punëtorë, për të likuiduar qiratë e kreditë, pa mbështetje financiare, pa mbështetje fiskale, pa strategji, pa vizion për turizëm, e tu e rreziku edhe diasporën tonë, remitencën tonë.
Sezona e verës është pjesa më e rëndësishme e vitit për ekonominë dhe sektorin tonë, dhe duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike dhe në pajtim me gjendjen ekonomike të bizneseve tona, tash më shumë se kurrë gjatë pandemisë, është momenti që të HAPEMI!
Kjo event do të organizohet me datë 14 Korrik, në sheshin Skënderbeu, nga ora 20:00. Estrada jonë do të kujdeset për ti dhënë tinguj kësaj proteste me muzikë, duke performuar artistët si:
CAPITAL T,
DAFINA ZEQIRI,
ERMAL FEJZULLAHU,
KIDA,
LEDRI VULA,
LUMI B,
MAJK,
TAYNA,
YLL LIMANI,
DJ BANZ,
DJ DAGZ,
DJ PM.
“QEVERI – KTHEJA NATËS JETËN!”
Shënim: Ky aktivitet është inspiruar nga protestat që janë duke u mbajtur në UK, me moton: LET US DANCE! /InLajmi/